Gaza: Sulmet izraelite vrasin 48 gazetarë.    /Foto: AA

Nga 7 tetori, 48 gazetarë u vranë në sulmet izraelite në Gaza, njoftoi Qeveria palestineze në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë nga Zyra e Qeverisë për media thuhet se Yahya Abu Menia, i cili punonte në Radio Al-Aqsa, u vra në sulmet e fundit.

Mesazhe ngushëllimi u dërguan familjarëve, të afërmve dhe të gjithë kolegëve të gazetarëve që humbën jetën nga bombardimet e ushtrisë izraelite.

Është konfirmuar se 48 gazetarë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori.

Ushtria izraelite nisi sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 10.022 palestinezë, duke përfshirë 4.104 fëmijë dhe 2.641 gra, u vranë nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës. Sipas të dhënave zyrtare, numri i të vdekurve në Izrael është rreth 1.600.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe shpërnguljeve masive, furnizimet bazë po mbarojnë për 2,3 milionë banorët e Gazës për shkak të rrethimit izraelit.

TRT Balkan / agjencitë