Ushtria izraelite njoftoi se ka goditur nga ajri 450 lokacione në Rripin e bllokuar të Gazës në 24 orët e fundit.
Izraeli vazhdon të intensifikojë sulmet që nisi në Gaza më 7 tetor, pavarësisht thirrjeve për një armëpushim nga komuniteti ndërkombëtar.
Në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite, thuhet se 450 lokacione në gjithë Gazën janë goditur nga sulmet ajrore në 24 orët e fundit.
Pretendohet se në mesin e lokacioneve të goditura ishin objektiva të tilla si tunele dhe pika vëzhgimi, të cilat thuhet se i përkisnin krahut ushtarak të Hamasit, Brigadave Izzeddin al-Qassam.
Gjithashtu, thuhet se trupat tokësore kapën një kompleks ushtarak që u përkiste Brigadave Qassam në Gaza.
Ndërsa sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Gaza u intensifikuan që nga mbrëmja e djeshme, në rajonin e bllokuar po ashtu ra shërbimi i komunikimit dhe ai internetit.
Qeveria palestineze në Gaza tha se rrethinat e të gjitha spitaleve në rajon ishin shënjestër e bombardimeve intensive izraelite.