Një nënë, babai dhe dy fëmijët e tyre u vranë në një sulm ajror izraelit në rajonin Jabaliya në veri të Rripit të Gazës.
Administrata për Mbrojtjen Civile në Gaza deklaroi se katër palestinezë u vranë në bombardimet izraelite të shtëpisë së familjes al-Batsh në Jabaliya.
Ata konfirmuan se nëna, babai dhe dy fëmijët me aftësi të kufizuara u vranë.
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë, shtëpia e cila ishte cak i sulmit ajror është shkatërruar, ndërsa dëme materiale janë shkaktuar në shumë shtëpi në afërsi.
Një numër i madh personash u plagosën.
Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, 41.534 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë të paktën 16.795 fëmijë dhe 11.378 gra dhe 96.092 të tjerë janë plagosur.
TRT Balkan / agjencitë