Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës pas “pauzës humanitare” që përfundoi mëngjesin e sotëm, mbetën të vrarë 109 palestinezë.
Zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qudra tha se 109 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga mëngjesi i sotëm.
Ai theksoi se qindra njerëz u plagosën.
Sipas qeverisë së Gazës, numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori ka kaluar 15.000, duke përfshirë më shumë se 6.150 fëmijë dhe më shumë se 4.000 gra.
Që nga 7 tetori, 248 palestinezë janë vrarë në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Al-Quds/Jerusalem.
TRT Balkan / agjencitë