Të paktën 27.478 palestinezë janë vrarë në Rripin e bllokuar të Gazës që nga fillimi i sulmeve izraelite, duke përfshirë të paktën 113 të vrarë në 24 orët e fundit.
Izraeli prej 122 ditësh po kryen sulme të ashpra në Rripin e Gazës, ku banorët janë privuar nga ushqimi, uji dhe gjërat e nevojshme.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se forcat izraelite kryen 13 masakra të tjera në 24 orët e fundit, duke vrarë të paktën 113 dhe plagosur 205 palestinezë.
Kështu, bilanci i vuajtjeve që nga fillimi i sulmeve izraelite u rrit në 27.478 të vrarë dhe 66.835 të plagosur.
Në deklaratë thuhet se trupat e viktimave ende gjenden nën rrënoja dhe në rrugë, të cilat shërbimet kompetente nuk po arrijnë t'i marrin për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite dhe bllokadës.