Gaza: Vriten katër gazetarë dhe një grua / Photo: AA

Katër gazetarë të tjerë, përfshirë një grua, u vranë në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës.

Në njoftimin nga Zyra për Media e qeverisë në Gaza, informacioni është dhënë për gazetarët e vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmet e tij.

“Katër gazetarë të tjerë, përfshirë një grua, u vranë në luftën gjenocidale në Rripin e Gazës”, tha në një deklaratë zyra e shtypit e Qeverisë në Gaza.

Kjo e çon numrin total të gazetarëve të vrarë në Gaza që nga 7 tetori në 147.

Regjistrohet se gazetarja Amine Mahmud Hamid, e cila humbi jetën në sulmin izraelit, punonte si prezantuese programi dhe redaktore shtypi në organizata të ndryshme mediatike në Palestinë.

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori kanë vrarë 35.272 palestinezë, duke përfshirë të paktën 15.103 fëmijë dhe 9.849 gra, dhe kanë plagosur 79.205 njerëz.

TRT Balkan / agjencitë