Press For Palestine, një iniciativë turke për gazetarët palestinezë, ka nxjerrë një gazetë me një kopje në Istanbul për të tërhequr vëmendjen ndaj afro 100 gazetarëve të vrarë nga Izraeli në Gaza të Palestinës.
E nisur nga gazetarët turq dhe ata që punojnë në sektorin e medias, “Gazzete” u shpërnda në sheshe të ndryshme anembanë Istanbulit më 20 dhjetor. Shpërndarja do të shtrihet edhe në qytete të tjera në ditët në vijim.
Zëdhënësja e platformës, Hayrunnisa Cicek, theksoi se Izraeli qëndron pas "masakrës më të madhe të gazetarëve në histori", pasi masakrat sistematike dhe të vazhdueshme të vendit në territoret e pushtuara palestineze që nga viti 1948 arritën shkallë të paprecedentë në dy muajt e fundit.
Numri i gazetarëve të vrarë në Palestinën e pushtuar ka arritur në 97, ndërsa Izraeli ka arrestuar në mënyrë të paligjshme mbi 50 të tjerë që nga 7 tetori. Tel Avivi gjithashtu ka kufizuar qasjen e mediave në Gaza, duke penguar mbulimin e realiteteve në terren.
Cicek theksoi më tej se Izraeli përpiqet të heshtë gazetarët palestinezë të cilët po ekspozojnë mizoritë dhe krimet e luftës të kryera kundër civilëve, pavarësisht nga mosha ose gjinia.
Ajo dënoi gjithashtu portretizimin e Izraelit - nëpërmjet mediave - të sulmeve të tij si "mbrojtje" legjitime, duke theksuar nevojën për dënim ndërkombëtar.
Kreu i Shoqatës së Gazetarëve Palestinezë, Amir Lafi, sqaroi se ajo që po ndodh në Gaza nuk është luftë, por gjenocid dhe masakër, duke shtuar se gazetarët janë vendimtare në ekspozimin e tmerreve dhe krimeve që Izraeli po kryen në enklavën palestineze.
Duke filluar nga 7 tetori, Izraeli ka vrarë mbi 20.000 palestinezë dhe ka plagosur më shumë se 52.600 të tjerë në luftën e tij brutale kundër Gazës së rrethuar.