Të paktën 93 palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës.
Sulmet ajrore, detare dhe tokësore të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës kanë hyrë në ditën e 291.
Në lajmet e agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, thuhet se gjatë natës Izraeli kreu sulme intensive në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, si dhe në qytetin e Gazës në veri dhe Rajoni Deyr al-Belah në pjesën qendrore.
U raportua se 77 persona u vranë, 200 u plagosën dhe më shumë se 30 janë ende nën rrënoja në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në rajonin Khan Younis të Rripit të Gazës.
Është bërë e ditur se 16 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në qytetin e Gazës dhe zonën e Jabalia.
Po ashtu raportohet se shtëpitë në kampin e refugjatëve Jabalia, që ndodhet në veri të Rripit të Gazës, janë bombarduar.
U tha se katër civilë u vranë dhe shumë u plagosën në sulmet në kampin Jabalia.
Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe një numër i madh janë plagosur si pasojë e bombardimit të shtëpisë së familjes Al-Jamasi në qytetin verior të Gazës.
Në një sulm ajror në një shtëpi në vendbanimin Es-Sabra në qytetin e Gazës, tetë palestinezë u vranë dhe disa u plagosën.
Sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 kanë vrarë 39.006 palestinezë, duke përfshirë të paktën 16.172 fëmijë dhe 10.798 gra, ndërsa kanë plagosur 89.818 njerëz.