Gjykata algjeriane dënon me vdekje 49 persona për linçim brutal.     Foto: AA

Një gjykatë algjeriane dënoi me vdekje 49 persona të enjten për vrasjen brutale vitin e kaluar të Jamal Ben Ismail, të cilin e akuzuan në mënyrë të rreme për ndezjen e zjarreve në pyjet në rajonin Kabylie.
Gjykata e Kazablankës në kryeqytetin Algjer tha se 49 të pandehur u dënuan me vdekje me akuzat për vrasje me paramendim, zjarrvënie, torturë dhe akte subversive terroriste që synojnë sigurinë e atdheut, pronës e të njerëzve dhe cenojnë unitetin kombëtar.
Nga 102 të pandehur, 17 u shpallën të pafajshëm, ndërsa pjesa tjetër u dënua me burgim nga 5-10 vjet, respektivisht 38 persona u dënuan prej 2 deri në 12 vite burgim.
Në gusht 2021, 38-vjeçari Ismail, këngëtar, kishte udhëtuar mbi 100 milje nga vendlindja e tij në rajonin e Tizi Ouzou për të sjellë donacione dhe për të ndihmuar në luftimin e zjarreve që ishin përhapur në gjithë Algjerinë.
Por, menjëherë pasi mbërriti, vendasit e akuzuan se kishte ndezur vetë zjarret dhe ai kërkoi mbrojtje nga policia. Ai u tërhoq zvarrë nga një furgon policie, u rrah për vdekje dhe u dogj nga një turmë e zemëruar.
Më vonë u zbulua se Ismaili ishte i pafajshëm për akuzat.
Autoritetet akuzuan organizatën separatiste ‘Pavarësia e Fiseve’, udhëheqësia e së cilës është me seli në Francë, se qëndron pas ngjarjeve, duke kërkuar të krijojë përçarje mes qytetarëve, ndërsa organizata e mohoi këtë.
Vendimet janë preliminare dhe mund të apelohen në Gjykatën e Apelit të Algjerit.
Algjeria pezulloi zbatimin e dënimeve me vdekje që nga ekzekutimet e saj të fundit në vitin 1993, në mënyrë që ato të bëhen automatikisht dënime të përjetshme.

TRT Balkan / agjencitë