Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze: 37 nëna bien dëshmore çdo ditë në Gaza / Photo: AA

37 nëna vdesin çdo ditë për shkak të sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, raporton Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze.

Në një postim me rastin e 21 Marsit, Ditës së Nënës, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tërhoqi vëmendjen për nënat që kanë humbur jetën në Rripin e Gazës, ku Izraeli po i vazhdon sulmet vdekjeprurëse që nga 7 tetori 2023.

"37 nëna bien dëshmore çdo ditë në Rripin e Gazës", shkruhet në postimin e organizatës të publikuar në gjuhën arabe dhe angleze.

21 marsi festohet si "Dita e Nënës" në disa vende arabe, përfshirë Palestinën dhe Egjiptin.

Pothuajse 32 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë nga ofensiva ushtarake vdekjeprurëse izraelite në Gaza dhe rreth 74 mijë të tjerë janë plagosur, përpos shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave elementare.

AA