Institucionet publike, bankat, shkollat dhe shumë biznese janë mbyllur sot në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Kudsin Lindor (Jerusalem), ndërsa transporti publik është mbyllur për shkak të “Grevës globale për Gazën”.
Qytetet e pushtuara palestineze iu bashkuan grevës globale, e cila u organizua me qëllim të mobilizimit të qeverive për të ndaluar sulmet izraelite dhe bllokadën e Gazës.
Me këtë rast u pezullua tregtimi në bursën vendore në kuadër të mbështetjes për grevë.
Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë, Unioni i Dijetarëve Palestinezë, si dhe organizata joqeveritare dhe aktivistë nga e gjithë bota bënë thirrje sot për një "Grevë globale" në përgjigje të sulmeve izraelite dhe mbështetjes për Gazën.
Izraeli ndërkohë vazhdon me sulmet e pamëshirshme në të gjithë Rripin e Gazës, ndërsa dy të tretat e mbi 17 mijë palestinezëve të vrarë përbëhen nga gra dhe fëmijë.