Grupi i parë i haxhilerëve arriti në Arabinë Saudite për haxhin e sivjetshëm, konfirmoi Ministria e Haxhit dhe e Umres në Arabinë Saudite
Ministria ndau fotot e pelegrinëve në llogarinë e saj në Twitter.
Arabia Saudite pritet të presë mbi 2 milionë haxhilerë për haxhin e këtij viti.
Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe është një udhëtim që çdo mysliman i rritur duhet ta bëjë të paktën një herë në jetë nëse ka mundësi financiare.
Sipas informatave të Bashkësive Fetare Islame nga vendet e rajonit rreth 6.000 haxhilerë do të nisen sivjet drejt Arabisë Saudite, gjegjësisht nga Maqedonia e Veriut janë planifikuar të nisen 2.030 persona, nga Bosnjë e Hercegovina 2200, nga Kosova 1.500 persona dhe nga Mali i Zi rreth 200 persona.
TRT Balkan / agjencitë