Kapiteni i ushtrisë së Burkina Fasos Ibrahim Traore ka rrëzuar liderin ushtarak Paul-Henri Damiba nga pushteti dhe ka shpërndarë Qeverinë e këtij vendi të Afrikës Perëndimore. Në një paraqitje televizive mbrëmjen e së premtes, Traore ka shpallur të suksesshëm grusht shtetin ndaj Qeverisë së Damibas, grusht shteti i dytë brenda tetë muajve në Burkina Faso.
Sipas kapitenit Traore, një grup oficerësh që kanë ndihmuar Damiban të marrë pushtetin në janar, kanë vendosur të ndërrojnë liderin për shkak të paaftësisë së tij për t’u përballur me kryengritjen islamike në eskalim.
“Kushtetuta është suspenduar dhe karta kalimtare është shpërbërë, kufijtë mbyllen për një kohë të pacaktuar dhe të gjitha aktivitet politike dhe të shoqërisë civile janë suspenduar”, tha Traore gjatë paraqitjes televizive. Gjithashtu, ai njoftoi vendosjen e orës policore nga ora 21:00 deri në orën 05:00.
Damiba erdhi në pushtet duke rrëzuar qeverinë e ish-presidentit Roch Kabore në janar të këtij viti. Pas rrëzimit nga pushteti, ish-presidenti Kabore u arrestua ndërsa më 24 janar njoftoi dorëheqjen e tij. Dorëheqja e Kabores ishte pranuar nga Këshilli Kushtetues i Burkina Fasos më 8 shkurt, ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara kishte shprehur shqetësimin serioz për ndryshimin antikushtetues të Qeverisë dhe arrestimin e presidentit dhe zyrtarëve të tjerë qeveritarë.
1 Tet 2022
Grusht shteti në Burkina Faso, rrëzohet qeveria ushtarake
Sipas kapitenit Traore, një grup oficerësh që kanë ndihmuar Damiban të marrë pushtetin në janar, kanë vendosur të ndërrojnë liderin për shkak të paaftësisë së tij për t’u përballur me kryengritjen islamike në eskalim.
Reuters
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Gjermania shpreh shqetësim për ndërhyrjet ruse dhe iraniane në Siri
"Ne e shohim me shqetësim të madh ndërhyrjen e shteteve të huaja, si sulmet ajrore të Rusisë. Raportet për përforcimin e regjimit nga milicitë të afërta me Iranin janë gjithashtu thellësisht shqetësuese", tha zëdhënësi i MPJ-së gjermane.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore