Gutteres i shqetësuar për një aksion të madh të mundshëm izraelit në Rafah.     /Foto. AA

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres shprehu shqetësimin e tij të thellë për një operacion të mundshëm ushtarak izraelit në shkallë të gjerë në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Në një deklaratë, Guterres përsëriti thirrjen e tij urgjente drejtuar Izraelit dhe lëvizjes palestineze Hamas për të ndërmarrë veprime vendimtare për t'u dhënë fund vuajtjeve aktuale të njerëzve në Lindjen e Mesme.

Ai paralajmëroi për pasojat e rënda humanitare të një operacioni të mundshëm ushtarak në Rafah.

"Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga indikacionet se një operacion ushtarak në shkallë të gjerë mund të jetë i afërt. Ne tashmë po shohim lëvizjen e njerëzve, shumë prej tyre në kushte të dëshpëruara humanitare dhe të zhvendosur vazhdimisht. Ata po kërkojnë sigurinë që u është mohuar kaq shumë herë”, tha Guterres.

Duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së civilëve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare, Guterres përsëriti gjithashtu thirrjen e tij urgjente si për qeverinë e Izraelit ashtu edhe për udhëheqjen e Hamasit për të bërë hapin më të madh të nevojshëm për të arritur një marrëveshje dhe për t'u dhënë fund vuajtjeve.

TRT Balkan / agjencitë