Njerëzit në provincën Halep të Sirisë u mblodhën sot për të kërkuar nga presidenti Ahmed al-Sharaa të nisë një operacion për të pastruar vendin nga terroristët e PKK/YPG-së.
Demonstruesit mbanin pankarta me slogane, duke përfshirë: “SDF-ja dhe Asadi janë dy anët e së njëjtës medalje”, “Drejtësia e vonuar krijon kriminelë të rinj”, si dhe “Ekzistenca e SDF-së do nënkupton ndarje dhe destabilitet për Sirinë”.
Khalil Krez nga Alepo, i cili mori pjesë në demonstratë, tha për Anadolu se ka vite që po proteston kundër regjimit të Asadit, por tani po proteston kundër mbetjeve të grupit terrorist PKK/YPG.
Krez tha se është i papranueshëm okupimi i pjesëve të Halepit dhe zonave në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK/YPG-së.
Ai i bëri thirrje presidentit Ahmad al-Sharaa të nisë një operacion, duke thënë: “Ne do të vazhdojmë të luftojmë këdo që nuk është nën ombrellën e shtetit. Ne do të vazhdojmë të protestojmë derisa e gjithë Siria të çlirohet”.
Ibrahim Hajj Junaid, një tjetër pjesëmarrës në tubim nga distrikti Azaz i Halepit, tha se Siria do të çlirohet nga organizata terroriste PKK/YPG në të njëjtën mënyrë që njerëzit e çliruan vendin nga kthetrat e regjimit të Bashar Asadit.
"Ne duam të pastrojmë vendin tonë nga të gjithë tradhtarët. Është e papranueshme që organizata (terroriste) të ketë bazën në vendin tonë. Ata kanë marrë peng fëmijët dhe vëllezërit tanë. Ne presim vetëm që qeveria e re të japë dritën jeshile për të filluar operacionet", tha Junaid.
Organizata terroriste PKK/YPG e mbështetur nga ShBA-ja ende pushton pjesë të Halepit dhe rajonet në lindje të lumit Eufrat.
PKK-ja, e cila ka zhvilluar një fushatë terroriste 40-vjeçare kundër Türkiyes, është klasifikuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.
Që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit në dhjetor në Siri, PKK/YPG-ja është përpjekur të shfrytëzojë paqëndrueshmërinë rajonale për të krijuar një “korridor terrorist” përgjatë kufirit me Türkiyen.