Hamasi ka dënuar deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se "Jam i vendosur për ta blerë dhe zotëruar Rripin e Gazës", transmeton Anadolu.
"Dënojmë deklaratat absurde të Trumpit për blerjen dhe zotërimin e Gazës. Këto deklarata pasqyrojnë një injorancë të thellë rreth Palestinës dhe rajonit", tha anëtari i Byrosë Politike të Hamasit, Izzat al-Risheq.
Në njoftimin ku është tërhequr vëmendja se Gaza nuk është një pasuri e paluajtshme që mund të blihet dhe shitet, është theksuar se Rripi i Gazës është pjesë e pandashme e tokave palestineze.
"Populli palestinez do të pengojë planet e zhvendosjes dhe dëbimit. Gaza i përket popullit të saj dhe ata nuk do të shkojnë askund tjetër përveç qyteteve dhe fshatrave të pushtuara në vitin 1948", u theksua në njoftimin ku shtohet se trajtimi i çështjes palestineze me një "mendësi të agjentëve të pasurive të paluajtshme" do të jetë "zhgënjyese".
Presidenti Trump tha se ShBA-ja do të zotërojë Gazën dhe do të ndërtojë rajonin përmes vendeve të tjera të pasura në Lindjen e Mesme, duke theksuar: "Unë jam i vendosur të blej dhe zotëroj Gazën".