Hamasi tha se, falë rezistencës së popullit palestinez, planet e Izraelit për ta evakuuar Bregun Perëndimor dhe për të eliminuar çështjen palestineze do të dështojnë, transmeton Anadolu.
Në deklaratën me shkrim nga Hamasi shprehen ngushëllime për palestinezët e vrarë sot në Bregun Perëndimor.
"Atentatet do të rrisin vendosmërinë e popullit palestinez dhe do të vazhdohet rruga e besnikërisë dhe e rezistencës në gjakun e dëshmorëve. Rezistenca e palestinezëve, guximi i heronjve të rezistencës në terren dhe betejat e armatosura të tyre në Jenin, Tubas dhe qytete të tjera do të bëjnë që të dështojnë planet e Izraelit për të evakuuar Bregun Perëndimor dhe për ta eliminuar kauzën palestineze", thuhet në deklaratë.
Më tej, vihet në dukje se populli palestinez do të vazhdojë të kundërshtojë dhe t'i pengojë masakrat, bllokadën dhe politikën e urisë të Izraelit në Gaza si dhe ndalimet izraelite në Bregun Perëndimor dhe planet e tyre për hebreizim.
Në sulmet e kryera sot nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, humbën jetën 4 palestinezë, 2 prej tyre në qytetin Jenin dhe 2 në Tubas.