Hamasi ndërkombëtarëve: Të parandalohen vrasjet izraelite në Gaza!    /Foto: AA

Hamasi u bëri thirrje të gjitha institucioneve gjyqësore ndërkombëtare, veçanërisht Gjykatës Ndërkombëtare Penale (IGjND) dhe Kombeve të Bashkuara që të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar vrasjen sistematike të popullit palestinez në Gaza.

“Pamjet e publikuara nga Al Jazeera që dokumentojnë krimin e shtetit okupues sionist duke vrarë me gjaktftohtësisë dy të rinj të paarmatosur civilë që mbanin flamurin e bardhë dhe më pas duke tërhequr zvarrë trupat e tyre me një buldozer për të fshehur këtë krim të urryer janë dëshmi e mëtejshme e përmasave të krimeve të kryera nga Fashistë sionistë”, thonë nga Hamasi.

Ata theksuan se Izraeli po zhvillon një "luftë brutale gjenocidale kundër popullit palestinez" në Rripin e Gazës.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve gjyqësore ndërkombëtare, veçanërisht GjNP-së dhe Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ndaluar vrasjen sistematike të popullit tonë dhe të marrin masat e nevojshme për të mbajtur përgjegjës këtë regjim mashtrues dhe liderët e tij terroristë kriminelë lufte për krimet e tyre kundër fëmijëve dhe civilëve të pambrojtur”, thuhet në thirrjen Hamasit.

Në pamjet e Al Jazeera të publikuar dje, shihen ushtarë izraelitë duke hapur zjarr dhe duke vrarë dy palestinezë që po përpiqeshin të ktheheshin në shtëpitë e tyre në veri të Rripit të Gazës.

U raportua se ushtarët izraelitë tërhoqën zvarrë dy palestinezë me buldozerë dhe i varrosën në rërë për të mbuluar "krimin e luftës" që kishin kryer.

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori kanë vrarë të paktën 32.490 palestinezë, duke përfshirë të paktën 14.280 fëmijë dhe 9.340 gra, si dhe duke plagosur 74.889 palestinezë të tjerë.

TRT Balkan / agjencitë