Hamasi supozon se ka shkatërruar tanke izraelite.     /Foto: AA

Krahu i armatosur i grupit, Brigadat Qassam, tha se luftëtarët e tij ishin përfshirë në përleshje të ashpra me forcat izraelite gjatë të cilave u vranë disa ushtarë.

Grupi palestinez bëri të ditur se kishte shkatërruar tri tanke izraelite me predha kundër blindave në Beit Hanoun në Rripin verior të Gazës, dy në Tel al-Hawa në jug të qytetit të Gazës dhe një tjetër në veriperëndim të qytetit të Gazës.

Gjithsesi, nuk ka pasur ende asnjë reagim nga ushtria izraelite mbi këtë pretendim.

Sipas medias lokale Al-Aqsa, nga dita e dielë Hamasi ka shkatërruar 12 automjete ushtarake izraelite në përleshjet në Rripin e Gazës.

Deri më tani, më shumë se 11.300 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 9.770 palestinezë dhe gati 1.600 izraelitë. Përveç numrit të madh të viktimave dhe zhvendosjeve masive, furnizimet bazë janë drejt fundit për 2,3 milionë banorët e Gazës si pasoje e rrethimit izraelit.

AA