Hezbollahu njoftoi të mërkurën se luftëtarët e tyre u përleshën me forcat izraelite të këmbësorisë që u përpoqën të depërtojnë në qytetin jugor të Libanit, Odaisseh.
Në njoftimin e grupit libanez thuhet se u kishin shkaktuar humbje forcave izraelite dhe i detyruan ata të tërhiqeshin.
Kjo ishte përplasja e parë e drejtpërdrejtë midis luftëtarëve të Hezbollahut dhe forcave izraelite që kur Izraeli nisi një operacion tokësor në Libanin jugor të martën.
Që nga 23 shtatori, Izraeli ka nisur sulme masive ajrore kundër "objektivave të Hezbollahut në gjithë Libanin", duke vrarë më shumë se 1.057 dhe duke plagosur më shumë se 2.950 njerëz, sipas ministrisë së Shëndetësisë të Libanit.
Lufta ndërkufitare midis grupit libanez Hezbollah dhe Izraelit filloi pas ofensivës izraelite në Rripin e Gazës, në të cilën më shumë se 41.600 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që nga tetori i vitit të kaluar.
Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar se sulmet izraelite ndaj Libanit mund të përshkallëzohen në një luftë më të gjerë rajonale.