14.000 këpucë për fëmijë që simbolizojnë fëmijët palestinezë që humbën jetën në sulmet izraelite në Rripin e Gazës janë ekspozuar në Utrecht të Holandës.
Bashkë me këpucët janë ekspozuar edhe lodra, si dhe një listë me emrat e fëmijëve të vrarë, e në disa këpucë kishte edhe lule.
Izraeli nisi sulmet në Rripin e Gazës pas 7 tetorit të vitit të kaluar dhe një sulmi ndërkufitar nga Hamasi, dhe që atëherë të paktën 31.645 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 73.676 janë plagosur.
Më 26 janar, pas një padie për gjenocid të ngritur nga Republika e Afrikës së Jugut, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi që Izraeli duhet të përmbahet nga çdo veprim në lidhje me vrasjen, sulmet dhe shkatërrimin e banorëve të Rripit të Gazës dhe të marrë të gjitha masat për të parandaluar gjenocid.