Houthit lëshojnë raketa në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv

Houthit lëshojnë raketa në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv

Grupi tha gjithashtu se kreu një sulm ndaj aeroplanmbajtëses amerikane USS Harry S. Truman.
Houthit lëshojnë raketa në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv.          Foto: AA

Gjenocidi izraelit në Gaza – që tani hyn në ditën e tij të 452-të – ka vrarë të paktën 45.541 palestinezë, ndërsa 108.338 njerëz janë plagosur. Në Liban, Izraeli ka vrarë 4.048 njerëz që nga tetori 2023 dhe vazhdon të shkelë marrëveshjen e armëpushimit të 27 nëntorit.

Huthët e Jemenit thanë lëshuar dy raketa drejt Izraelit, vetëm disa orë pasi ushtria izraelite tha se kishte kapur një raketë të lëshuar nga ai vend.

"Sulmi i parë kishte në shënjestër aeroportin Ben Gurion" në Tel Aviv, ndërsa raketa e dytë u hodh në një termocentral në jug të Jerusalemit (Kudsit), sipas një deklarate ushtarake nga Houthit.

Grupi tha gjithashtu se kreu një sulm ndaj aeroplanmbajtëses amerikane USS Harry S. Truman.

Ushtria amerikane nuk ka bërë ende një koment zyrtar.

TRT Balkan / agjencitë