Qindra palestinezë në qytetin e pushtuar të Nablusit në Bregun Perëndimor i dhanë lamtumirën e fundit aktivistes turko-amerikane Aysenur Ezgi Eygi, e cila u vra nga forcat izraelite të premten.
Arkvioli të ndjerës u nis nga Spitali Qeveritar Rafidia në Nablus, me qytetarë që ecnin nëpër disa rrugë, duke brohoritur parulla që dënonin veprimet izraelite dhe lavdëronin mbështetësit e huaj, sipas një reporteri të Anadolus.
Qytetarët e kryen lutjen e varrimit, të udhëhequr nga Guvernatori i Nablusit Ghassan Daghlas, me pjesëmarrjen e liderëve nga fraksionet e ndryshme palestineze dhe një pjesëmarrje të madhe publike.
Trupi i mbajtur mbi supe ishte i mbështjellë me flamurin palestinez, me kokën të mbuluar me kefije tradicionale palestineze.
Trupi i Eygi pritet të transportohet në Türkiye.