Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, (IFRC) dënoi të enjten sulmin ajror izraelit ndaj një ambulance që vrau katër mjekë palestinezë në Rripin qendror të Gazës.
Avionët luftarakë izraelitë sulmuan një ambulancë në qytetin Deir al-Balah të mërkurën, duke vrarë katër anëtarë të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze dhe dy pacientë.
"Këto vdekje janë tronditëse dhe krejtësisht të papranueshme. Sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, autoambulancat, punonjësit shëndetësorë dhe pacientët e tyre duhet të respektohen dhe të mbrohen", thotë IFRC-ja.
Ata bënë thirrje për "respekt të palëkundur për stemën e Gjysmëhënës së Kuqe dhe shërbimet kryesore humanitare që ajo përfaqëson".
Sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë, ambulancat dhe objektet mjekësore janë shënjestruar vazhdimisht nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës.
Izraeli sulmoi enklavën palestineze pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi sipas Tel Avivit zyrtar la pas vete 1.200 viktima.
Nga anat tjetër, siç thonë autoritet shëndetësore palestineze prej 7 tetorit, të paktën 23.357 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 59.410 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
Organizata e Kombeve të Bashkuara theksoi se rreth 85 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur, dhe qindra mijëra njerëz jetojnë pa ushqim dhe strehim, ndërsa aktualisht në Gaza futen më pak se gjysma e kamionëve sesa përpara fillimit të konfliktit.