Shtatë herë kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, ka bërë thirrje për ndalimin e sulmeve të Izraelit në Gaza që kanë vazhduar prej më shumë se shtatë muajsh dhe kanë shkaktuar një katastrofë humanitare.
"Mjaft është mjaft. Ne nuk mund të vazhdojmë ta shikojmë këtë tragjedi të shpaloset dhe të mos flasim. Trauma dhe terrori që po përjetojnë kaq shumë, por veçanërisht fëmijë të pafajshëm, janë të tmerrshme. Kjo duhet të ndalet - për fëmijët, për familjet e tyre dhe për jetët e tyre”, ka shkruar shoferi 39-vjeçar i Mercedesit nga Britania e Madhe në një post në Instagram.
Hamilton ndau gjithashtu një video të Reels mbi fëmijët që jetojnë në Rafah, qytetin jugor të Gazës, që Izraeli pushtoi pavarësisht një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër tij.