INSh-ja kërkesë Izraelit: Të ndalohet vrasja e gazetarëve.    /Foto: AA

Në një deklaratë të përbashkët, bordi ekzekutiv, i përbërë nga redaktorë kryesorë, gazetarë dhe botues nga 20 vende në mbarë botën, dënoi shënjestrimin e pamëshirshëm të gazetarëve, duke theksuar nevojën urgjente që Izraeli të respektojë rregullat e luftës dhe të sigurojë mbrojtjen e civilëve dhe personelit të mediave.

"Të paktën 80 gazetarë janë vrarë tani në Gaza dhe Libanin jugor që nga tetori, duke shënuar numrin më të madh të viktimave të gazetarëve në një zonë konflikti që nga themelimi i INSh-së në 1950", thuhet në deklaratën e përbashkët të Institutit Ndërkombëtar të Shtypit.

Deklarata nënvizon imperativin që Izraeli t'u përmbahet ligjeve ndërkombëtare që rregullojnë konfliktin e armatosur, të cilat mandatojnë mbrojtjen e gazetarëve dhe civilëve. Ato bënë thirrje për një hetim transparent dhe të besueshëm për të gjitha rastet e vrasjeve të gazetarëve nga forcat izraelite, duke theksuar se shënjestrimi i gazetarëve përbën krim lufte.

“Ne po ngremë zërin tonë kolektiv për të protestuar për këtë humbje të padurueshme të jetës dhe për të kërkuar një fund të menjëhershëm të bombardimeve ndaj gazetarëve”, shtuan më tej.

Për më tepër, INSh-ja i kërkoi Izraelit t'u japë gazetarëve ndërkombëtarë qasjes në Gaza, duke i lejuar ata të raportojnë lirshëm dhe të pavarur mbi situatën që po shpaloset në rajon.

TRT Balkan / agjencitë