Kryetari i Bordit Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Anadolu (AA), Serdar Karagöz, ka vlerësuar fituesit e vitit të 10-të të Istanbul Photo Awards.
Gjatë vlerësimëve Karagöz tha se në konkursin e këtij viti në krye ishin fotografitë të cilat raportojnë krimet e luftës Izraelite të kryera në Gaza.
"Juria e përbërë nga emra të rëndësishëm në botën e fotografisë ndërkombëtare vlerësoi të denjë me çmimin 'Foto e Vitit' veprën e fotografit të Reuters, Mohammed Salem, të titulluar 'Gruaja palestineze që përqafon trupin e pajetë të mbesës të saj'. Shumë reporterë si Salem duke rrezikuar jetën e tyre njoftojnë botën për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit që kanë ndodhur në Gaza", u shpreh Karagöz.
Karagöz theksoi po ashtu një temë tjetër me vëmendje të madhe në "Istanbul Photo Awards 2024", që ishin tërmetet e 6 shkurtit 2023 në Türkiye.
Duke përshkruar situatën dhe përjetimet e vitit të kaluar që kaloi Türkiye gjatë termeteve, ai tregoi se si shumë fotografi konkurruese shpjegonin shkatërrimin e përjetuar në tërmete dhe frymën e solidaritetit dhe unitetit më pas.
“Juria jonë i dha çmimin e tretë në kategorinë 'Lajm Tek' për Adem Altan nga Agence France-Press me fotografitë që shfaqin pamje nga tërmeti, vendin e tretë në kategorinë 'Lajm Seri' për fotografin e Politikes, Jacob Ehrbahn si dhe me çmimin 'Fotograf i Ri', për Sameer Al-Doumy, fotografin e Agence France-Press (AFP)", deklaroi Karagöz.
Sipas tij, në mesin e fotografëve fitues si John Stanmeyer, Adam Pretty dhe Mads Nissen që janë emra të njohur në gjithë botën, përfshihen edhe gazetarë të pavarur nga shumë vende të ndryshme, nga Indonezia e deri në Itali.
Në vitin e 10-të të Istanbul Photo Awards pritet të hapen ekspozita nëpër vende të ndryshme të botës si një mundësi për të organizuar evente interaktive dhe inovative, njoftoi më tej Karagöz duke përgëzuar të gjithë fotografët fitues të konkursit.
Pasi vuri në dukje se në foton e bërë nga fotoreporterja e New York Times, Samar Abu Elouf që fitoi çmimin e vendit të dytë në kategorinë 'Lajm Tek' paraqitet me foshnjën në krahë kameramani i AA-së, Mohamed Alaloul i cili humbi 4 fëmijët e tij në sulmet e Izraelit, Karagöz tha: "Me këtë rast i përcjell ngushëllimet e mia sërish vëllait tonë Mohamed Alaloul".