Kompania italiane e linjës ajrore ITA Airways njoftoi se ka zgjatur vendimin e saj për të pezulluar fluturimet drejt dhe nga kryeqyteti i Izraelit, Tel Aviv, deri më 3 shtator për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme.
"Për të mbrojtur sigurinë e pasagjerëve dhe ekuipazhit për shkak të zhvillimeve gjeopolitike në Lindjen e Mesme, ITA Airways ka vendosur të pezullojë të gjitha fluturimet për dhe nga Tel Avivi deri më 3 shtator", thuhet në deklaratën e ITA Airways.
Në deklaratë thuhet se kompania ka pezulluar fluturimet e planifikuara të natës Romë-Tel Aviv dhe Tel Aviv-Romë deri më 30 shtator.
Situata në rajon po ndryshon vazhdimisht dhe pasagjerëve iu kërkua të kontrollojnë statusin e fluturimit në faqen e internetit të linjës ajrore, theksohet më tej.
ITA Airways që nga 2 gushti ka zgjatur gradualisht vendimet e saj për të pezulluar fluturimet për në Tel Aviv për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme.