Italia premtoi mbështetje për popullin sirian        / Foto: AA

Italia është e përkushtuar të mbështesë popullin sirian në të gjitha fushat, tha ministri i jashtëm italian Antonio Tajani gjatë vizitës së tij në Damask.

"Italia është e gatshme të kontribuojë në promovimin e procesit të reformës në Siri," tha Tajani pas takimit me Ahmed al-Shar, udhëheqësin e administratës së re siriane.

"Ne kemi një ambasador këtu dhe duam të jemi pranë popullit sirian dhe t'i mbështesim ata në të gjitha drejtimet", tha Tajani.

Ai theksoi synimin e Italisë për të rifilluar bashkëpunimin ekonomik në industritë kryesore.

“Ne duam të jemi një urë lidhëse midis Sirisë së re dhe BE-së”, shtoi Tajani.

Më vonë, Al-Shara dhe ministri i Jashtëm Asaad Al-Shaibani pritën një delegacion italian të kryesuar nga Tajani në Pallatin Kombëtar në Damask, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në nxitjen e dialogut dhe rindërtimin e lidhjeve midis dy kombeve mes sfidave aktuale në rajon.

Tajani ka vizituar edhe Xhaminë e Madhe në Damask.

TRT Balkan / agjencitë