Izraeli bombardon shkollën në Gaza ku ishin të strehuar të zhvendosurit.    /Foto: AA

Avionët luftarakë izraelitë shënjestruan një shkollë në veri të Rripit të Gazës ku qëndronin palestinezët e zhvendosur ndërsa raportohet se ka shumë të vrarë dhe të plagosur.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, avionët luftarakë izraelitë bombarduan shkollën "Hafsa" në rajonin Al-Faluja në perëndim të kampit të refugjatëve Jabalia në veri të Gazës, në të cilën qëndronin palestinezë të zhvendosur.

Në sulm kanë humbur jetën shumë persona, përfshirë në mesin e tyre fëmijë dhe gra.

Forcat izraelite goditën gjithashtu të paktën 9 shtëpi në Beit Lahia në veri të Gazës. Në se sulme ka shumë të vrarë dhe të plagosur.

Ndërpritet komunikimi në pjesën veriore të Rripit të Gazës dhe në qytetin e Gazës

Në anën tjetër, thuhet se Izraeli ka vendosur në objektiv kullat e komunikimit në Gaza.

Bëhet e ditur se është ndërprerë plotësisht komunikimi në pjesën veriore të Rripit të Gazës dhe në qytetin e Gazës.

TRT Balkan / agjencitë