Ushtria izraelite kreu një sulm ajror në shtëpinë e kryetarit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Rripin e bllokuar të Gazës.
Në njoftimin e ushtrisë izraelite të shoqëruar edhe me pamje thuhet se shtëpia e Haniyeh në Gaza u bombardua me avionët luftarakë.
Pretendohet se shtëpia në fjalë përdorej si "pikë takimi për figurat e larta të Hamasit", ndërsa burimet lokale njoftuan se udhëheqësi i Hamasit, Haniyeh, ishte jashtë Rripit të Gazës në kohën e sulmit.
TRT Balkan / agjencitë