Izraeli fillon sulmet e pushtimit tokësor në jug të Libanit / Photo: AA

Ushtria izraelite njoftoi se ka kryer sulme të pushtimit tokësor ndaj disa pikave në territorin e Libanit.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, në një deklaratë me shkrim tha se ushtria izraelite filloi sulme tokësore të kufizuara dhe intensive kundër infrastrukturës së Hezbollahut në jug të Libanit.

"Sulmet tokësore u shoqëruan nga forcat ajrore dhe njësitë e artilerisë. Operacioni 'Shigjetat e Veriut' do të vazhdojnë paralelisht me konfliktin në Gaza dhe sipas vlerësimit të situatës", thuhet në deklaratë.

AA