Izraeli ka vrarë 106 gazetarë për 84 ditë në Gaza      / Foto: AA

Ushtria izraelite ka vrarë 106 gazetarë për 84 ditë në Rripin e Gazës në të cilin vazhdon sulmet e tij të dhunshme.

Në komunikatën nga Zyra për media e qeverisë në Gaza thuhet se edhe një gazetar tjetër është vrarë në sulmin që ushtria izraelite kreu ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Në njoftim thuhet se në sulm humbi jetën gazetari i kanalit Al-Quds TV, Jabr Abu Hedrus, dhe kështu numri i gazetarëve që kanë humbur jetën në nga 7 tetori u rrit në 106.

Paraprakisht nga Zyra për media theksuan se "Izraeli i vret gazetarët në Gaza në mënyrë të qëllimshme me synimin për të heshtur të vërtetën e Palestinës, për të fshehur dhe për të parandaluar që lajmet dhe informacionet të mbërrijnë tek opinioni rajonal dhe ndërkombëtar".

AA