Izraeli liroi 90 të burgosur palestinezë në shkëmbimin e parë. / Photo: AP

Brigadat Al Qassam rikonfirmojnë angazhimin ndaj armëpushimit në Gaza pas gjenocidit 472-ditor të Izraelit ku mbetën të vrarë 46.913 palestinezë dhe u plagosën 110.750 të tjerë.

Shërbimi i Burgjeve të Izraelit tha se kishte përfunduar lirimin e 90 të burgosurve palestinezë, pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës që hyri në fuqi një ditë më parë.

Të gjithë të burgosurit "u liruan nga burgu Ofer dhe qendra e paraburgimit të Jerusalemit", tha shërbimi në një komunikatë të publikuar pak para orës 01:30 të mëngjesit.

Një autobus i madh që transportonte dhjetëra të burgosur, të gjithë gra ose të mitur, doli nga portat e burgut Ofer, pak jashtë qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor.

Të gjithë të liruarit janë gra ose të mitur, sipas një liste të ofruar nga Komisioni për Çështjet e të Burgosurve të Autoritetit Palestinez.

TRT Balkan / agjencitë