Izraeli nisi një sulm të madh në Bregun Perëndimor.           Foto: AA

Izraeli filloi një sulm të madh ushtarak në Jenin, qytet i pushtuar në Bregun Perëndimor, ku mbetën të vrarë të paktën 10 palestinezë dhe të paktën 40 të tjerë u plagosur, thanë zyrtarët palestinezë shëndetësorë, ndërsa armëpushimi i brishtë i Izraelit me Hamasin në Gaza hyri në ditën e katërt.

Në Tel Aviv, katër persona u plagosën në një sulm me thikë dhe i dyshuari u vra nga forcat e sigurisë, sipas policisë izraelite.

Autoritetet e identifikuan sulmuesin vetëm si një "shtetas të huaj" 28-vjeçar, por besojnë se goditjet me thikë ishin një akt terrorist.

TRT Balkan / agjencitë