Gjatë natës, avionët luftarakë dhe artileria izraelite kanë shënjestruar shtëpitë e civilëve në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës.
Dhjetëra civilë palestinezë u vranë, duke përfshirë fëmijë dhe gra.
Sipas lajmeve të agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, aeroplanët izraelitë shënjestruan shtëpinë e familjes al-Hamayde në kampin e refugjatëve Shabbura në Rafah, duke vrarë pesë persona, përfshirë një grua.
Një person u vra dhe shumë të tjerë u plagosën në një bombardim izraelit të një ndërtese në Rripin verior të Gazës.
Njësitë e aviacionit dhe artilerisë izraelite bombarduan afërsinë e spitalit Quds në rajonin Tel el-Heva të Rripit të Gazës, kampet e refugjatëve Shati dhe al-Magazi, rrethin Zeytun dhe shumë vende në zonën Beit Hanoun.
Në këto sulme u vranë dhe u plagosën një numër i madh civilësh.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se avionët luftarakë izraelitë goditën zonën përreth spitalit Al-Kuds me dy raketa dhe u bëri thirrje organizatave humanitare që urgjentisht të dërgojnë ndihma bazë në Gaza dhe rajonin verior.
Burimet spitalore bënë të ditur se Spitalit Al-Kuds i kanë mbetur 48 orë karburant, Spitalit Avde 30 orë, Spitali Indonezia 24 orë dhe disa reparte në spitalin indonezian tashmë janë jashtë funksionit.
Gjithashtu, u raportua se avionët luftarakë izraelitë goditën një xhami në kampin e refugjatëve Burayj.