Izraeli po përgatitet të avancojë luftën e tij në jug të Gazës që, afër kufirit me Egjiptin, pasi pretendoi se kishte çmontuar Hamasin në Khan Younis, ndërsa përpjekjet diplomatike në ndjekje të një armëpushimi u përshpejtuan.
Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se suksesi i supozuar në luftën kundër rezistencës palestineze në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, nënkuptonte se forcat e tij mund të përparonin në Rafah në kufirin jugor të enklavës.
“Ne po i arrijmë misionet tona në Khan Younis dhe gjithashtu do të arrijmë në Rafah dhe do të eliminojmë elementët terroristë që na kërcënojnë”, pohoi Gallant në një deklaratë.
Në të njëjtën kohë, ndërmjetësit nga Katari dhe Egjipti shpresuan për një përgjigje pozitive nga Hamasi, i cili qeveris Gazën, ndaj propozimit të parë konkret për një ndalim të zgjatur të luftimeve, të rënë dakord me Izraelin dhe ShBA-në në bisedimet në Paris javën e kaluar.
Një zyrtar palestinez tha se Hamasi nuk ka gjasa ta refuzojë propozimin plotësisht, por do të kërkojë garanci që luftimet nuk do të rifillojnë, diçka për të cilën Izraeli nuk ka rënë dakord.