Izraeli pretendon vrasjen e komandantit të Hamasit Mohammed Deif në Gaza.     /Foto: Reuters

Ushtria izraelite njoftoi të enjten se Mohammed Deif, komandanti i krahut të armatosur të Hamasit, Brigadës Al-Qaasam, u vra në një sulm ajror muajin e kaluar. “Tani mund të konfirmojmë: Mohammed Deif është eliminuar”, tha ushtria në njoftim.

“The Times of Israel” njoftoi se ushtria pretendon se ka marrë informacione të inteligjencës që konfirmojnë vdekjen e komandantit të Hamasit në orët e fundit.

Hamasi nuk e ka konfirmuar ende se Deif është vrarë.

Grupi palestinez mohoi më parë se Deif ishte vrarë në një sulm ajror izraelit më 13 korrik në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës.

TRT Balkan / agjencitë