Izraeli njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më tani kanë dorëzuar më shumë se 50 mijë tonë pajisje ushtarake për sulmet e nisura në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023.
Siç njofton Ministria e Mbrojtjes izraelite, pajisjet ushtarake që deri më tani kanë mbërritur në Izrael në kuadër të bashkëpunimit mes ShBA-së dhe Izraelit janë realizuar me anë të 500 avionëve ushtarakë dhe 107 dërgesave detare.
Më shumë se 50 mijë tonë pajisje ushtarake deri më tani i janë dorëzuar Izraelit nga këta avionë ushtarakë dhe dërgesa detare.
Mbështetja ushtarake përfshinte automjete të blinduara, municione dhe pajisje mjekësore.
Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, më shumë se 40.400 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe më shumë se 93.000 janë plagosur.
Bllokada e Rripit të Gazës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, dhe pjesa më e madhe e enklavës është në gërmadha.
Izraeli po përballet me akuza për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.