Një sulm ajror izraelit shënjestroi një shtëpi në Rripin qendror të Gazës të dielën, duke vrarë katër fëmijë palestinezë dhe nënën e tyre.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, avionët luftarakë izraelitë kanë goditur shtëpinë e familjes "Abu Samek" pranë Spitalit të Martirëve Al-Aksa në Deir al-Balah.
Sulmi la të plagosur edhe shumë të tjerë.
Në qytetin e Gazës, helikopterët izraelitë hapën zjarr mbi shtëpitë në lagjen Zeitoun dhe lagjet në jugperëndim të qytetit u shënjestruan gjithashtu nga artileria izraelite.
Që nga fillimi i sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës më 7 tetor të vitit të kaluar, të paktën 41.431 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 16.795 fëmijë dhe 11.378 gra, ndërsa 95.818 të tjerë të plagosur.
Raportet tregojnë se mijëra trupa mbeten të bllokuar nën rrënoja, ndërsa spitalet dhe institucionet arsimore ku civilët kanë kërkuar strehim janë në shënjestër, duke shkatërruar infrastrukturën civile.