Ushtria izraelite shkatërroi të martën dy ndërtesa të Universitetit Al-Aksa, institucioni më i vjetër i arsimit të lartë në Rripin e Gazës, sipas dëshmitarëve.
“Forcat e ushtrisë izraelite u zhvendosën në perëndim të qytetit të Gazës dhe bombarduan dhe shkatërruan dy ndërtesa të kampusit universitar”, tha një dëshmitar okular për Anadolu.
Sipas Anadolu, forcat izraelite qëlluan mbi palestinezët e zhvendosur që po strehoheshin në kampus. Nuk ka ende informacione për viktima.
Izraeli nisi një fushatë të egër në Gaza pas sulmit të 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas, duke vrarë të paktën 27.585 palestinezë dhe duke plagosur 66.835 të tjerë, ndërsa rreth 1.200 izraelitë, sipas Tel Avivit, besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit.
TRT Balkan / agjencitë