Izraeli sulmoi civilët e zhvendosur që po shkonin drejt jugut të Gazës      /Foto: AA

Disa persona u vranë dhe u plagosën në një sulm të ushtrisë izraelite ndaj civilëve të zhvendosur që po lëviznin drejt jugut të Gazës, njoftoi Ministria e Brendshme palestineze.

“Ka të vdekur dhe të plagosur si pasojë e një sulmi të forcave okupuese izraelite ndaj civilëve të zhvendosur që po lëvizin drejt jugut të Rripit të Gazës”, thuhet në një deklaratë të publikuar në Telegram.

Izraeli ka bërë thirrje për evakuimin e më shumë se një milion njerëzve nga veriu i Rripit të Gazës dhe ka pohuar se ka "korridore sigurie" për kalimin e të zhvendosurve.

Nga ana tjetër, zyrtarët palestinezë njoftuan se nuk ka asnjë korridor sigurie apo zonë të sigurt në Rripin e Gazës dhe se ushtria izraelite vazhdon të sulmojë civilët dhe spitalet.

Sipas informacioneve të fundit, 11.078 palestinezë, duke përfshirë 4.506 fëmijë dhe 3.027 gra, janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori.

TRT Balkan / agjencitë