Ushtria izraelite bombardoi një vendbanim civil në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës.
Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Palestinës, ushtria izraelite goditi shtëpitë e familjeve "Abu al-Kumsan", "Abu Dayir", "Abu Dan", "Esh-Sheikh" dhe "Al-Aseli" në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës.
Në lajm, ky sulm, i cili ka shënjestruar kampin e refugjatëve Jabalia, u përshkua si "një masakër e re e Izraelit".
Në një video të marrë nga zona ku është kryer sulmi vërehet se po bëhen përpjekje për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat e ndërtesave të shembura.
Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, ndërsa kampi i refugjatëve Jabalia ka qenë disa herë objektiv i forcave izraelite.
Përveç numrit të madh të viktimave, shqëtësime janë shfaqur për furnizimet bazë të cilat po mbarojnë për 2,3 milionë banorët e Gazës.