Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen, tha se Izraeli do të vazhdojë luftën në Gaza “me ose pa mbështetje ndërkombëtare”.
Duke folur gjatë një takimi me zëvendësministrin e Jashtëm australian Tim Watts në Kudsin Perëndimor, Cohen tha se armëpushimi në Gaza do të ishte dhuratë për Hamasin dhe “do ta lejonte atë të kthehet dhe të kërcënojë banorët e Izraelit”.
Të martën, presidenti i ShBA-së Joe Biden tha se Izraeli po humbet mbështetjen në mbarë botën dhe kryeministri Benjamin Netanyahu “duhet të forcojë dhe të ndryshojë” qeverinë e tij.
“Kjo është qeveria më konservatore në historinë e Izraelit”, tha Biden në një ngjarje në Washington, duke shtuar se qeveria e Netanyahut “nuk dëshiron zgjidhje me dy shtete”.
Izraeli vijon bombardimet dhe ofensivën tokësore në Gaza në hakmarrje ndaj sulmit ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas dy muaj më parë, ndërsa numri i të vdekurve palestinezë ka shkuar në mbi 18.608 persona.