Izraeli vazhdoi sulmet intenzive në Gaza.    /Foto: AP

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer gjatë gjithë natës në pika të ndryshme të Rripit të Gazës nën bllokadë ka të vrarë dhe të plagosur.

Siç raporton Agjencia palestineze e lajmeve WAFA, të paktën 11 palestinezë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në "masakrën që forcat izraelite kanë kryer" në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës.

Thuhet se ushtria izraelite vazhdon bombardimin intensiv në Rripin e Gazës së bllokuar.

Avionët luftarakë izraelitë dhe njësitë e artilerisë hapën zjarr në lagjet Sheikh Radwan, Tuffah dhe Shujaiyya si dhe në rrugën Jaffa, në qytetin e Gazës dhe në rajonin Nazale.

Bëhet e ditur se ka pasur të vrarë dhe të plagosur si pasojë e sulmit të Izraelit ndaj kampit të refugjatëve Bureij në Deir al-Balah, si dhe ndaj një grupi të njerëzve të zhvendosur në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.

TRT Balkan / agjencitë