Izraeli vazhdon sulmet: Kriza humanitare në jug të Gazës po përkeqësohet / Photo: AA

Si pasojë e sulmeve izraelite, kriza humanitare në jug të Rripit të Gazës po përkeqësohet.

Palestinezët, nën bllokadën dhe sulmet izraelite, presin me orë të tëra në radhë për të marrë miell dhe bukë.

Izraeli, për të detyruar palestinezët të largohen nga zona, aplikon bllokada ushqimore duke i lënë njerëzit të uritur dhe të etur.

Abdurrahman Hadura u detyrua të largohej nga kampi i refugjatëve Jabalija në Khan Younis.

"Ne qëndrojmë me orë të tëra në radhë për të blerë bukë për familjen për një ditë. Ndonjëherë nuk mund të blejmë as një copë bukë. Situata sa vjen e përkeqësohet", tha ai.

Duke deklaruar se ka një krizë serioze në qasjen në miell dhe ushqime bazë në pjesën jugore dhe qendrore të Rripit të Gazës, Hadura tha se kjo krizë po ndikon në jetën e njerëzve të zhvendosur tashmë të lodhur.

Dëshira e tij është që gjenocidi izraelit të përfundojë dhe bllokada të hiqet sa më parë.

Ahmed al-Banna, një bukëpjekës në Khan Younis, tha se ata po bëjnë çmos për të siguruar bukë për njerëzit e rajonit dhe për të lehtësuar krizën ushqimore.

“Furra jonë është e vetmja që funksionon në jug të Rripit të Gazës për shkak të paaftësisë së Organizatës Botërore të Ushqimit (OBSh) për të siguruar sasi të mjaftueshme të miellit për funksionimin e një numri të madh furrash buke”, tha Banna.

Ai deklaroi se hyrjet në Rripin e Gazës janë vazhdimisht të mbyllura dhe se kamionët janë në pritje, ndërsa ushqimet vijnë në rajon shumë vonë dhe prishen rrugës.

Banna tha se pjesa më e madhe e ushqimit u arrin e prishur sepse kanë qenë në vapë dhe diell për një periudhë të gjatë kohore.

Njerëzit e zhvendosur në Gaza qendrore dhe jugore janë të detyruar të përdorin miell të infektuar me insekte dhe krimba.

TRT Balkan / agjencitë