Të paktën 21 palestinezë u vranë në sulmet e ushtrisë izraelite ndaj qytetit Rafah dhe një shkolle nën strukturën e OKB-së në të cilën ishin strehuar persona të zhvendosur në Rripin e Gazës.
Drejtoria e Mbrojtjes Civile Palestineze në Gaza tha se sipas të dhënave paraprake 7 persona humbën jetën pasi ushtria izraelite shënjestroi shkollën "Kriyzm" nën strukturën e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) që ndodhet në kampin e refugjatëve Jabalia.
Po ashtu, 8 persona humbën jetën në dy sulme të ndryshme të ushtrisë izraelite me mjete ajrore pa pilot (dronë) në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.
Në dy sulmet u plagosën shumë persona të tjerë.
Dëshmitarët thanë se 6 persona, përfshirë një fëmijë humbën jetën si pasojë e shënjestrimit nga ushtria izraelite të një grupi palestinez që po mbushte ujë.
Në sulmet e kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 42.603 palestinezë, përfshirë rreth 17 mijë fëmijë dhe 11.378 gra, ndërsa 99.795 të tjerë u plagosën.
Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.