Izraeli vret një tjetër gazetar palestinez në Gaza, 160 që nga 7 tetori

Izraeli vret një tjetër gazetar palestinez në Gaza, 160 që nga 7 tetori

Gazetari Mohammed Meshmesh u vra në sulmin izraelit në Gaza, thotë zyra e qeverisë për media.
Izraeli vret një tjetër gazetar palestinez në Gaza, 160 që nga 7 tetori           / Foto: AA

Një tjetër gazetar palestinez u vra në një sulm izraelit në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e gazetarëve të vrarë në 160 që nga 7 tetori i kaluar, thanë autoritetet lokale të martën.

Zyra e medias e qeverisë së Gazës e identifikoi viktimën e fundit si Mohammed Meshmesh, drejtor programi në radion Al-Aqsa Voice.

Ai nuk dha detaje rreth rrethanave apo datës së vdekjes së tij.

Duke shpërfillur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me dënimin ndërkombëtar në mes të ofensivës së tij brutale të vazhdueshme në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi.

Më shumë se 38.700 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa mbi 89.000 janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Mbi nëntë muaj pas sulmit izraelit, pjesë të gjera të Gazës qëndrojnë në gërmadha mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës e urdhëroi atë të ndalonte menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor të Rafahut, ku më shumë se 1 milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.

TRT Balkan / agjencitë