Izraelitët 33 ditë pa ndërpërerë sulmojnë Gazën.    /Foto: AP

Avionët luftarakë dhe artileritë e ushtrisë së Izraelit edhe në ditën e 33-të të luftës vazhduan pa ndërprerë sulmet e tyre intensive në zona të ndryshme të Rripit të Gazës pa dallime të ndjeshmërisë civile.

Sipas informimeve nga agjencia palestineze e lajmeve WAFA dhe burimeve të besueshme që përcjellin zhvillimet nga rajoni, mësohet se sulmet ajrore të Izraelit janë intensifikuar në kampin e refugjatëve Nuseirat, në banesat Sheikh Zaid dhe Tel Al-Hawa të Gazës, ndërsa kampi i refugjatëve Al-Shati, krahas sulmeve ajrore, ka qenë edhe në shënjestër të goditjeve artilerike.

Si pasojë e sulmit ajror izraelit i cili vendosi në objektiv shtëpinë e familjes Vehbe në kampin e refugjatëve Nuseirat, thuhet se shumë anëtarë të familjes humbën jetën. Të plagosurit nga sulmi u dërguan në spitalin Dëshmorët e Aksa-së. Ndërkohë bëhet e ditur se ka ende persona që nuk janë nxjerrë nga rrënojat e shtëpisë.

Po ashtu, objektiv i avionëve luftarakë izraelitë kanë qenë edhe banesat Sheikh Zaid në afërsi të Spitalit Indonezian në veri të Gazës.

Zonat përreth kampit të refugjatëve Al-Shtani dhe banesat Muhabrat janë tronditur gjatë natës me predhat e artilerisë dhe bombardimet e avionëve izraelitë njëkohësisht dhe me fishekë ndriçues.

Po ashtu, me bombardimet e avionëve izraelitë janë përballur edhe shtëpitë e civilëve në lagjen Tel Al-Hawa që ndodhet në jugperëndim të qytetit Shehd në Gaza. Në sulme thuhet se ka të vdekur dhe të plagosur.

Njësitë tokësore izraelite që u përpoqën të përparojnë në rajone të ndryshme ndërkohë që vazhdonin bombardimet izraelite ndaj Gazës theksohet se u penguan me rezistencën e Brigadave Kassam.

Sipas të dhënave në faqen Telegram të Lëvizjes Hamas, përleshje intensive u përjetuan në veriperëndim dhe jugperëndim të qytetit. Në Tel Al-Hawa u vendos në objektiv një automjet ushtarak i Izraelit.

Rezistenca palestineze thuhet se bombardoi një varkë sulmuese izraelite në brigjet e kampit Al-Shati.

Brigadat Dëshmorët e Aksa-së njoftuan se luftëtarët e lidhur me ta shkatërruan me raketë një automjet ushtarak izraelit në perëndim të zonës Sheikh Ridwan dhe se ka të plagosur nga përleshjet që u zhvilluan me forcat pushtuese.

TRT Balkan / agjencitë