Avionët luftarakë izraelitë kanë vazhduar bombardimin e zonave përreth spitalit Al-Shifa dhe spitalit të fëmijëve Al-Nasr në Rripin e Gazës.
Sipas lajmeve të agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, mijëra të sëmurë dhe të strehuar në spitalin Al-Shifa u shënjestruan herë pas here nga avionët izraelitë.
Theksohet se si pasojë e sulmeve ku njëkohshëm u përdorën edhe fishekë ndriçimi, copëzat thërrmuese dëmtuan zonën përreth spitalit.
Po ashtu, tre palestinezë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë që ndodheshin përreth u plagosën si pasojë e sulmit ajror të ndërmarrë ndaj spitalit të fëmijëve Al-Nasr në perëndim të qytetit.
Gjithashtu, bëhet e ditur se artileria e Izraelit ka shënjestruar edhe disa zona në lindje të qytetit Rafah.
Autoritet e Gazës mes të tjerash theksuan se gjatë tri ditëve të kaluara izraelitët drejtpërdrejt bombarduan tetë spitale. Ndërsa, nga data 7 tetor e deri më sot janë funksionit nga sulmet e forcave izraelite janë gjithsej 18 spitale.